MENU
klinika

Ndalimi në kufi

Kosova nuk lejon basketbollistët serbë

11.03.2019 - 16:18

Shteti i Kosovës i ka treguar “dhëmbët” edhe një herë Serbisë, duke ia ndaluar hyrjen pa leje në territorin e tij të klubit ser btë basketbollit, Sloga nga Kraljeva.

Sipas agjencisë “Tanjug”, basketbollistët e rinj të klubit serb janë ndaluar në kufi dhe nuk janë lënë të futen në Kosovë. Drejtori i Zyrës së Policisë në Mitrovicën e Veriut, Marko Djuriç, i ka dënuar veprimet e Prishtinës.

Nuk ka asnjë justifikim për këtë ndikim të Prishtinës në lirinë e lëvizjes, e cila tani ndalon dhe se të rinjtë që janë të angazhuar në sport që të udhëtojnë lirshëm”, – ka thënë Djuric për “Tanjug”.

Edhe në muajt e kaluar, klube të sporteve të ndryshme serbe, të cilat ia kishin mësyrë Kosovës pa marrë leje, janë ndalur në kufirin e Jarinjes.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për pas ndaljen e kontingjentit serb që tentonte hyrjen pa leje në Kosovë. Klubi serb i basketbollit Sloga nga Kraljeva e tentoi hyrjen ilegale në Kosovë, por një gjë e tillë i është mohuar.

Basketbollistëve iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, nuk kanë poseduar dokument identifikimi dhe nuk pasur leje nga Federata e Basketbollit” – është sqarimi zyrtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN