Ka reaguar luftëtari rus i arteve marciale mikse Khabib Nurmagomedov pasi legjenda e UFC-së, Conor McGregor, deklaroi tërheqjen nga ky sport.
“Mund të ketë vetëm një mbret në xhungël”, shkroi rusi në llogarinë e tij në Twitter, duke e vazhduai me një emotion të gishtit tregues pas fjalës “I vetëm”.
Conor McGregor e zyrtarizoi sot në mëngjes pensionohet i tij nga MMA, artet e përziera marciale. Këtë gjë, ai e bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter.
“Hej djelmosha, e kam një deklaratë të shkurtër. Kam vendosur të pensionohem nga sporti i cili njihet zyrtarisht sot si “Artet e përziera marciale”, shkruan irlandezi 30-vjeçar.
There can be only one king in the jungle.
Only ☝️ pic.twitter.com/BuqVNUkoR0— khabib nurmagomedov (@TeamKhabib) March 26, 2019
“U uroj të gjithë ish-kolegëve të mi të shkojnë sa më shumë përpara në këtë garë. Tani u bashkohem ish-kundërshtarëve të mi në pensionim”.
Ky lajm vjen vetëm dy javë pasi McGregor u arrestua në jug të Floridës pasi besohet se ia kishte rrëmnbyer dhe shkatërruar një burri një telefon, pasi ai kishte tentuar ta bënte një fotografi me irlandezin.