MENU
klinika

Shëndeti dhe familja vijnë të parat

Tërhiqet nga muzika Justin Bieber?

26.03.2019 - 15:13

 Ditën e djeshme me anë të një tjetër postimi në Instagram, Bieber ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e përkohshme nga muzika, duke thënë se ajo është shumë e rëndësishme për të por familja dhe shëndeti janë në vend të parë.

Kohët e fundit fansat e Justin Beiber dhe muzikës së tij kanë qenë të shqetësuar për këngëtarin, për shkak të problemeve të tij me depresionin.

Kujtojmë se ai postoi në Instagram një mesazh për të gjithë ndjekësit, ku tregonte se ishte duke luftuar për t’u bërë më mirë dhe i kërkonte që të luteshin për të. Me pas zëra pranë familjes Bieber thanë se ai kishte shtyre dasmën që po planfikonte me partneren Hailey Baldwin, pikërisht për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndërkohë këngëtari së fundmi nuk ka publikuar asnjë këngë.

Edhe këtë Bieber e ka sqaruar në një postim shumë emocional dhe të gjatë në Instagram, ku u shpjegon fansave të tij pse nuk ka bërë publik asnjë projekt të ri muzikor.

Ai shprehet se ka qenë i palumtur në turneun e tij të fundit dhe nuk dëshiron që t’u japë fansave të tij një imazh të tillë, ai shprehet se po punon fort që të shërohet nga disa probleme të rrënjosura thellë dhe të ndihet gati për të mbështetur martesën.

Justin thotë se asgjë nuk është më e rëndësishme për të, sesa vetë shëndeti dhe familja.

Kam lexuar shumë mesazhe ku thoni se dëshironi një album …. Kam bërë turne gjithë adoleshencën time dhe kuptova që kam qenë i pakënaqur në turneun e fundit dhe nuk e meritoj këtë, as ju nuk e meritoni, ju paguani para për të ardhur në një koncert të gjallë, energjik, argëtues dhe nuk isha në gjendje emocionale për t’jua dhënë këtë gjë në fund të turneut. Kam qenë në kërkim, kam gjykuar dhe gabuar si shumica prej nesh ….

Unë jam tani shumë i përqëndruar në rregullimin e disa prej çështjeve që kam të rrënjosura thellë, siç kanë shumica prej nesh, që të mos rrëzohem, që të mund të mbështes martesën time dhe të jem babai që dua të jem. Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen para familjes sime dhe shëndetit tim”.