Pothuajse gjysma e amerikanëve ende besojnë se Presidenti Donald Trump punoi me Rusinë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016, sipas një sondazhi të ri Reuters/Ipsos, të kryer pasi avokati special, Robert Mueller, e mohoi këtë.
Amerikanët ndihen pak më pozitivë në lidhje me Trump pasi mësuan rezultatet e hetimit 22-mujor ndaj ndërhyrjes ruse në zgjedhje, tregoi sondazhi i opinionit kombëtar të publikuar të martën.
Por përmbledhja e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA William Barr për hetimin e Muellerit ndryshoi disi opinionin publik në lidhje me lidhjet e dyshuara të presidentit me Rusinë.
Sipas përmbledhjes së Barr, Mueller nuk gjeti prova se Trump kishte bashkëpunuar me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016.
Kur u pyetën në mënyrë specifike rreth akuzave për bashkëpunim dhe pengimin e drejtësisë, 48 për qind e të anketuarve thanë se besonin se “Trump ose dikush nga fushata e tij bashkëpunoi me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e 2016”.
Sondazhi mati reagimin e publikut në Shtetet e Bashkuara të hënën dhe të martën, pasi u publikua përmbledhja e raportit, duke mbledhur përgjigje në internet nga 1,003 të rritur.
Demokratët kanë bërë thirrje për të publikuar raportin e plotë, një qëndrim të përbashkët nga shumica e të anketuarve në sondazh.
Ndër ata që e kishin lexuar përmbledhjen e Barr, vetëm 9 për qind thanë se kishin ndryshuar mendim tteth lidhjeve të Trump me Rusinë dhe 57 për qind thanë se duan të shohin të gjithë raportin.
Tridhjetë e tetë përqind, mbështesin përpjekjet e udhëheqësve demokratë për të vazhduar hetimet e Rusisë në Kongres, sipas sondazhit.
Sondazhi gjithashtu zbuloi se 39 për qind mendonin se Trump “duhet të fajësohet”, ndërsa 49 për qind mendonin se ai nuk duhet.
Reuters