29.03.2019 - 10:51
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës. Një person i pajetë është gjetur në port.
Dyshimet e para janë që personi të jetë mbytur në vendin e quajtur ish-kantieri detar.
Viktima është identifikuar si Xhelal Skënderi, 60 vjeç, punonjës i Portit.
Mendohet se 60-vjeçari ka qenë duke punuar, kur është rrëzuar e ka rënë në det.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga uji nga polumbarët.
Bëhet me dije se policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.