MENU
klinika

Nuk mund të bëhem nënë

Halsey flet për abortet e saj

29.03.2019 - 14:58

Këngëtarja amerikane tepër e suksesshme duke qenë kryesuese ne klasifikimet botërore prej disa vitesh, duket se në jetën e saj ka jetuar tronditje të forta për të cilat ajo   ka folur së fundmi.

Halsey ka pranuar se vuan nga një sëmundje mjaft e rëndë, Endometrioza.

Kjo sëmundje është një patologji gjinekologjike ku endometriumi fillon të rritet jashtë mitrës. Halsey ka publikuar disa shkrime në Twitter ku ka treguar se është duke vuajtur çdo ditë nga kjo sëmundje dhe ka kaluar 3 aborte dhe gjithashtu 4 operacione.

Nga gjithë kjo e trishton më tepër fakti që 24 vjeçarja nuk mund të bëhet nënë. Madje, Hasley shprehet se njerëzit nuk e besojnë kur ajo u ankohet që është sëmurë dhe momentalisht është duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë.