MENU
klinika

Studimi

Stresi ka një ndikim të lartë në shëndetin mendor dhe atë fizik

29.03.2019 - 15:47

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se stresi mund të shkaktojë sëmundje fizike, duke dëmtuar sistemin imunitar. Përfundimet e këtij studimi u bazuan tek disa eksperimente që u bën me brejtësit, duke i ndarë në dy grupe, brejtësit që përjetonin stres dhe brejtësit që ishin të qetë.

Kanë qënë studiuesit në Universitetin e Miçiganit, ku pas një sërë kërkimesh kanë identifikuar se si stresi ndërvepron me qelizat që supozohet të mbrojnë trupin nga infeksione apo viruset, duke shkaktuar sëmundje fizike si alergjitë, asmën, sëmundjet mendore dhe depresionin.

Gjithashtu shkencëtarët kanë zbuluar se stresi ndikon tek qelizat që luftojnë bakteret dhe viruset, duke shkaktuar gjithashtu dhe reaksione inflamatore.

Studimi dëshmoi se brejtësit të cilët përjetuan nivele të lartë stresi, nisën të shfaqnin alergji dhe sëmundje të ndryshme dhe disa prej tyre patën dhe një fund fatal.

Sipas studiuesve të Universitetit të Miçiganit, kjo tregon se stresi ka një ndikim të lartë në shëndetin tonë mendor dhe atë fizik.

Me veti anti-plakje dhe pasur me vitaminë C

Zbuloni përfitimet nga përdorimi i trëndafilit të egër

Nuk bllokojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit

Cilat janë yndyrnat e shëndetshme për trupin tuaj