MENU
klinika

Punësimet e parregullta

Nuk ndalet Cakaj/ Liron nga detyra edhe 3 diplomatë të tjerë

29.03.2019 - 20:40

Ka shkuar në 18 numri i diplomatëve të Ambasadave të Shqipërisë të shkarkuar në disa vende të botës.

Vetëm pak minuta më parë Ministria e Jashtme bëri të ditur se është shkarkuar diplomatja, Blerta Derhemi pjesë e misionit shqiptar në BE do të kthehet në Tiranë.

Gjithashtu mësohet se nga detyra është liruar edhe Artur Porpollogu, konsull në Ambasadën Shqiptare në Athinë, dhe lista vijon me konsullin në Hungari Marin Meksi, i cili do të transferohet në Tiranë.

Sipas këtij dikasteri shkarkimet vijnë për shkak të emërimeve nepotike dhe punësimit të parregullt në shërbimin diplomatik.