MENU
klinika

Ndan një eksperiencë të dhimbshme

Beyonce përlotet në skenë

30.03.2019 - 15:21

Beyonce ka prekur fansat, ku në daljen për të tërhequr çmimin “Vanguard Award” në 30-vjetorin e eventit “GLAAD Awards” ka treguar një ngjarje të dhimbshme nga jeta e saj.

Ajo u ngjit në skenë së bashku me bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z dhe tregoi se ka humbur xhaxhain për shkak të sëmundjes së HIV. Ndërkohë që po tregonte këtë histori, Beyonce ka shpërthyer në lot duke theksuar se kjo ishte një ndër eksperiencat më të dhimbshme të jetës së saj.

Këngëtarja me famë botërore e ka përshkruar të afërmin e saj si një njeri guximtar, i cili i bëri ballë paragjykimeve lidhur më orientimin e tij seksual.

Duke parë luftën e tij me virusin  HIV ndjeva që kjo një nga eksperiencat më të dhimbshme që kam jetuar. Kam shpresë se lufta e tij shërbeu për të hapur rrugët për të rinjtë e tjerë për të jetuar të lirë”, – ka thënë Beyonce e prekur gjatë kohës që ka ndarë këtë eksperiencë.