Kur pritej triumfi i Ferrarit, me dy makinat e veta, ka ndodhur krejt e kundërta. Lewis Hamilton ka triumfuar në pistën e Bahreinit, jo për meritë të tij se sa nga dështimi i motorit të Leclerc dhe gabimit të Vettel.
Kur duheshin më pak se 17 xhiro, motori i makinës së Charles Leclerc nuk ka karikuar më energji dhe për pasojë është parakaluar nga Hamilton, që ishte më shumë se 8 sekonda para në krye.
Leclerc është parakaluar edhe nga Bottas, që zë vendin e dytë. Leclerc ka shpëtuar vetëm pas hyrjes së makinës së sigurisë, dhe ka zënë vendin e tretë. Podiumi i parë për të në karrierë.
Verstapen ka zënë vendin e katërt, ndërsa Sebastian Vettel i pesti. Vettel që ndodhej i dyti, ka gabuar në momentin me vendimtar, teksa Hamilton e ka parakaluar pas daljes së dytë nga bokset.
Një garë me dritëhije e Vettel, që në fund arrin të marrë vendin e pestë, pasi makina e tij humbi kontrollin dhe humbi jashtëzakonisht shumë.
Renditja e pilotëve vazhdon të kryesohet nga Bottas, i cili ka 26 pikë. Pas tij renditet Hamilton me 18, i ndjekur nga Verstappen me 15. Në vendin e katërt është Vettel me 12 pikë, dy më shumë se shoku i tij i ekipit, Leclerc.
Për sa i takon renditjes së konstruktorëve, Mercedes kryeson me 87 pikë, 40 më shumë se Ferrari, që mban vendin e dytë.