01.04.2019 - 09:39
Mbrëmjen e djeshme një pako e dyshimtë alarmoi qytetin e Vlorës.
Kjo pako, e cila vuri në lëvizje policinë mësohet se rezultoi e pajisur me eksploziv dhe rreth 300 gramë lëndë shpërthyese C4 e komanduar me celular.
Sipas burimeve nga grupi hetimore, dyshohet se pakoja ka qenë e montar në një makinë.
Për shkak të rrugës së keqe, pakoja është rrëzuar.
Kujtojmë që në mesnatë, forcat xheniere kanë bërë një shpërthim të kontrolluar.