MENU
klinika

Detajet

Një pako e dyshimtë mban në alarm Vlorën, evakuohet zona

31.03.2019 - 19:08

Një pako e dyshimtë është gjetur sot në lagjen e 10 korrikut, në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se pas ngjarjes dhe dyshimeve për përmbajtje eksplozivi policia ka blinduar zonën, duke e vendosur rrugën nën rrethim.

Mësohet gjithashtu se policia ka evakuar bizneset dhe njerëzit pranë zonës.

Ende nuk dihet nëse pakoja ka përmbajtje eksplozive.

Ndërkohë priten ekspertë nga Tirana për analizimin e pakos, e cila dyshohet t’i ketë rënë një mjeti në ecje.