MENU
klinika

Shpërthimi në lagjen ‘Çole’

Vlorë/ Shpërthim me tritol, policia tregon detajet

14.12.2018 - 19:29

Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen ‘Çole’ të Vlorës.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti duke shkaktuar dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në banesën e bashkëshortes së Hyqmet Nexhipit, i vrarë në janar të vitit 2016.

Njoftimi nga policia:

Në lagjen “1 Maji” Vlorë, në sheshpushimin e katit të dytë të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetases T.P, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë evidentuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.