MENU
klinika

"Kosova, pjesë e imja"

Rita Ora: “Me fat që u largova edhe pse krenare për origjinën”

01.04.2019 - 09:48

Rita Ora ka rrëfyer si u largua nga Kosova bashkë me familjen e saj për të shpëtuar nga lufta, në një intervistë të gjatë për “The Telegraph”.

Unë jam një kosovare krenare dhe një Ambasadore nderi për vendin tim. Unë linda atje në vitin 1990, por kur isha vetëm 1 vjeç prindërit ndërmorën vendimin e vështirë për të braktisur atdheun tonë si pasojë e luftës që filloi kur ish-Jugosllavia u pushtua“.- tregon Rita.

Jam shumë mirënjohëse që jam në pozitën që jam tani dhe që kam pasur mundësinë që të rritem në një ambient të sigurt, e rrethuar nga familja ime. Është një luks që shumë persona në botë nuk e kanë dhe gjithnjë prindërit e mi më kanë mësuar që kurrë të mos harroj rrënjët e mia, ato më kanë bërë atë që jam sot.

Kosova gjithnjë do të jetë një pjesë e imja!”-ka përfunduar ajo  intervistën.