MENU
klinika

Çiljeta Xhilaga tregon experiencën e pazakontë 

” A egzistojnë vërtetë alienët?”

01.04.2019 - 10:13

Prania e jashtëtokësorëve në Tokë ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë shumë e diskutuar dhe mbi të gjitha me plot mister në të gjithë botën. Duke folur për histori të pazakonta, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau me publikun një ekperiencë personale në lidhje me dukurinë e egzistencës së alienëve.

Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte.

Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës. Objektin nuk e dallova dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët”- rrëfen Xhilaga.

Këngëtarja shtoi në fund se këtë histori nuk e ka ndarë më parë me publikun, sepse mund t’u dukej e pabesueshme.

Gjithsesipor fakti që ka qenë me nënën e saj, e cila pohon po të njëjtën gjë, e bën më të besueshme atë çfarë Çiljeta thotë se ka parë.