Muaji maj në Kroaci do të presë yjet e famshme hollivudiane, Ryan Reynolds, Salma Hayek, Morgan Freeman e Samuel L. Jackson.
Aktorët e popullarizuar do të qëndrojnë në Zagreb më shumë se dhjetë ditë për xhirimet e filmit “The Hitman’s Bodyguard 2”.
Vazhdimi i dytë i filmit aksion është duke u xhiruar nën drejtimin e regjisorit Patrick Hughes.
Samuel L. Jackson luan rolin e vrasësit profesional, Darius Kincaid, në film, ndërsa Salma Hayek portretizon gruan e tij, Sonia.
Ata dy përfshihen në probleme të shumta, prandaj do të kërkojnë ndihmën e ish-agjentit të CIA-s që punon si truprojë, Michael Bryce, që portretizohet nga Ryan Reynolds.
Filmi i parë “The Hitman’s Bodyguard” që u lançua në vitin 2017 arriti përfitime prej 176.6 milionë dollarësh (kundrejt buxheti prej 69 milionë dollarësh).