01.04.2019 - 13:30
Liam Payne ka zgjedhur ditën e nënës për të uruar ish-partneren Cheryl.
Krahas një fotoje nga koha kur 35-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së tyre dhe një tjetër fotoje të nënës së tij Karen, ish-anëtari i One Direction shkruan: “Gëzuar ditën e nënave për dy ‘super mamatë’.
“Nuk di çfarë do bënte im bir pa ty”. Cheryl dhe Liam u ndanë muaj më parë pas disa vitesh lidhje, lidhje nga e cila kanë dhe një djalë dhe pavarësisht se bëjnë një jetë të ndarë nga njëri-tjetri vazhdojnë të ruajnë një raport të mirë.