MENU
klinika

" Do mbaj këto linja"

Chrissy Teigen nuk ka plan të humbë në peshë

01.04.2019 - 15:59

Chrissy Teigen është një nga yjet që tregohet gjithmonë e sinqertë me fansat e saj, prandaj ata e duan.

Modelja kishte rrëfyer se vazhdon të ketë kilogramë të tepërt, prej se e solli në jetë djalin e saj, Miles, para dhjetë muajsh.

Bukuroshja, e cila ka edhe një vajzë dyvjeçare me bashkëshortin John Legend, ka treguar se peshon rreth nëntë kilogramë më shumë se pesha e saj ideale.

Mirëpo, ajo nuk shqetësohet për këtë gjë dhe nuk e ka në plan të humbë më shumë peshë.

Peshoj rreth nëntë kilogramë më shumë në krahasim me peshën që e kisha para Miles. Ai është 10 muajsh. Asnjëherë nuk jam shqetësuar, sepse e dua shumë ushqimin”.

Më së shumti e hollë kam qenë menjëherë pasi  solla në jetë Lunan. Do t”i mbaj këta kilogramë dhe këta ndjenja”, ka thënë modelja.