MENU
klinika

Deklarata

Serbëve në Kosovë iu mohohen të drejtat? Flet Bërnabiç

02.04.2019 - 07:45

Gjykatat në Kosovë kanë marrë përsipër rastet e krimeve të luftës, me të cila deri më tani është marrë misioni evropian, EULEX.

Në lidhje me këtë çështje kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç shprehet se nuk pret ndonjë gjë të mirë nga ky fakt.

Nuk pres ndonjë gjë të mirë derisa Prishtina ka udhëheqës politikë që ua mohojnë serbëve të drejtat e njeriut. Serbët në Kosovë janë privuar nga e drejta për informim”, tha Bërnabiç.

Sipas Bërnabicit, gazetat në gjuhën serbe nuk shkojnë në Kosovë nga data 21 nëntor e vitit të kaluar. Në atë kohë, Kosova ka vendosur taksë 100% mbi të gjitha prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kujtojmë që në kuadër të sistemit të drejtësisë në Kosovë është themeluar një departament i veçantë që do të trajtojë rastet e krimeve të luftës.

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka marrë kompetencat ekskluzive në qershor të vitit 2018 për t’i hetuar dhe ndjekur krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi