Në Rrajcë të Elbasanit u prezantua sot programi, “Furnizimi me ujë në zonat rurale”, i mbështetur nga BE dhe Gjermania.
Pjesë e këtij prezantimi ishte edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe ambasadorja gjermane, Susane Schutz.
Soreca tha se BE dhe Gjermania kanë 3 programe për të sjellë ujë në zonat rurale në Shqipëri.
“BE dhe Gjermania kanë 3 plane të rëndësishme për të sjellë ujë të pijshëm në zonat rurale të Shqipërisë. Prania e ujit në zonat rurale, bën që rinia të mund të qëndrojë në zonën nga ku ka origjinën. Gjithashtu, nxitet zhvillimi ekonomik. Ky është vetëm fillimi, pasi kemi shumë për të bërë. Në pjesën e zbatimit duhet të koordinojmë të gjithë, shoqëria civile, qytetarët”, tha Soreca.
Luigi Soreca u shpreh se këto programe ndihmojnë jetën e qytetarëve shqiptarë jo vetëm për momentin, por edhe brezat e ardhshëm për të pasur jetë më të mirë, kushte më të volitshme.