MENU
klinika

Kush e zëvendëson?

“Fshesa tek Transportet” Tiranë, shkarkohet drejtori i Patentave

02.04.2019 - 14:32

Drejtori i Patentave Tiranë, Arnis Hoxha, është liruar ditën e sotme nga detyra.

Vendimi mësohet të jetë marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Goxhe.

Pas ikjes së z.Hoxha, vendin e tij në detyrë, bëhet me dije, se do ta zërë Ilir Mëngra.

arnis hoxha-konica.al
arnis hoxha-konica.al

Më herët, ky i fundit, ka punuar edhe tek Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Mëngra do të jetë drejtori i ri i komanduar në Drejtorinë Rajonale të kryeqytetit.