MENU
klinika

Mësojini!

10 gjëra që duhet të bëni për të mos marrë një infeksion

02.04.2019 - 16:42

Njerëzit që marrin kujdes mjekësor ndonjëherë zhvillojnë infeksione aq serioze sa mund të çojnë në sepsia ose vdekje.

Kjo mund të ndodhë në çdo institucion mjekësor, siç është spitali, ambulance, qendra e dializës ose qendra e kujdesit afatgjatë.

Këto quhen infeksione të lidhura me kujdesin shëndetësor dhe shpesh shoqërohen me pajisje të përdorura në procedurat mjekësore, siç janë katetrat apo ventilatorët.

Infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor mund të shkaktohen nga bakteret që janë rezistente ndaj antibiotikëve, duke i bërë ato të vështira për t’u trajtuar. Edhe pse progresi kombëtar është bërë për të parandaluar këto infeksione, ka shumë për të bërë, sidomos në luftën kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikut. Si një pacient, ju mund të ndihmoni për të parandaluar përhapjen e infeksioneve dhe për të përmirësuar përdorimin e antibiotikut.

infeksioni shigella-konica.al

Mjekët nuk duhet të përdorin kurrë një gjilpërë ose shiringë në më shumë se një pacient.

Këtu janë 10 gjëra që mund të bëni për të mbrojtur veten dhe familjen nga infeksionet:

Bisedoni. Bisedoni me mjekun për ndonjë pyetje apo shqetësim. Pyesni se çfarë po bëjnë ata për t’ju mbrojtur.

Mbani duart të pastra. Sigurohuni që të gjithë të, pastrojnë duart para se konsumojnë dicka ose pasi kanë prekur vende ku ka baktere.

Pyesni çdo ditë nëse kateteri i linjës qendrore ose kateteri urinar është i nevojshëm. Lënia e një kateteri në vend shumë gjatë rrit shanset që do të merrni një infeksion. Thërrisni mjekun ose infermieren menjëherë nëse zona rreth vijës qendrore bëhet e lënduar ose e kuqe, ose nëse fasha bie ose duket e lagësht ose pis.

Përgatituni për kirurgji. Flisni me mjekun për ndonjë problem shëndetësor që keni. Pyesni se si mund të parandalohen infeksionet në vendin kirurgjik.

Informohuni rreth antibiotikëve. Antibiotikët trajtojnë vetëm infeksionet bakteriale – ata nuk funksionojnë për viruset si ato që shkaktojnë ftohjen dhe gripin. Pyesni mjekun nëse ka hapa që mund të merrni për t’u ndjerë më mirë pa përdorur antibiotikë. Nëse ju kanë rekomanduar një antibiotik, sigurohuni që të merrni antibiotikun e përshkruar pikërisht si ju është dhënë dhe mos tejkaloni dozat.

Kini kujdes për diarre (aka Clostridium difficile). Tregoni mjekut nëse keni 3 ose më shumë episode të diarresë në 24 orë, veçanërisht nëse keni marrë një antibiotik.

Mësoni shenjat dhe simptomat e infeksionit. Disa infeksione të lëkurës, të tilla si MRSA, shfaqen si skuqje, dhimbje ose kullim në një vend të kateterit IV ose në vendin e kirurgjisë dhe pasohet me ethe. Infeksionet gjithashtu mund të çojnë në sepsia, një ndërlikim i shkaktuar nga përgjigjja trupore dhe kërcënuese për jetën ndaj një infeksioni.

Infeksioni bakterial ose viral-konica.al

Vaksinohuni. Mbrojtja e vetes, familjes, miqve dhe kujdestarëve të vaksinuar kundër gripit dhe infeksioneve të tjera parandalon përhapjen e sëmundjes.

Mbuloni gojën dhe hundën. Kur teshtini ose kolliteni, mikrobet mund të udhëtojnë 3 metra ose më shumë.

Infeksionet e lidhura me kujdesin shëndetësor nuk janë vetëm një problem për objektet e kujdesit shëndetësor – ato përfaqësojnë një çështje të shëndetit publik.

Shumë njerëz dhe organizata po punojnë së bashku për të sulmuar këto infeksione kryesisht të parandalueshme.