MENU
klinika

Paralajmërimi

Bastet/Rama: Burg për ata që organizojnë online

02.04.2019 - 18:01

Bastet sportive janë ndalur që nga 1 janari i këtij viti, mirëpo ky aktivitet ka nisur të lulëzojë online në mënyrë të paligjshme. Por Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër premtim.

Për këtë çështje, Edi Rama foli nga Librazhdi për mbylljen e lojërat e fatit. Edhe pse ky aktivitet është pezulluar, kreu i qeverisë pranoi se bastet sportive luhen online, teksa paralajmëroi masa drastike për organizuesit e bixhozit.

“Më parë, burrat shkonin merrnin ndihmën ekonomike, dhe ia hidhnin Cristiano Ronaldos, por unë e di që ka akoma probleme me ata që lozin online. E ka problem gjithë bota.

Ama sot ka ardhur koha të marrim disa masa të reja në kodin penal. Kush organizon bixhoz, të shkojë në burg. S’ka më jo po do bëhem çun i mirë…”,- u shpreh Rama.