MENU
klinika

Fjala në Kuvend

Balla thirrje PD-së: Duhet t’i paguani 120 mln lekë…

03.04.2019 - 11:19

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit ka kërkuar që të plotësohen vakancat nga opozita në KQZ.

Gjithashtu ai i është drejtuar Partisë Demokratike duke i theksuar se duhet t’i paguajnë KQZ-së 120 milionë lekë, pasi nuk ka respektuar kuotën gjinore.

Pjesë nga fjala e Ballës:

I kemi bërë thirrje opozitës që të plotësojë dy vendet bosh në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në raportin e KZZ, bie në sy një problematikë, çështja e financimit të partive politike.

Kjo është thembra e Akilit, e këtyre 28 viteve në demokraci.

Rasti i përmendur nga rasti Zguri, i financimit të dyshimta të PD, është një alarm i madh sesi ligji për financimin, nuk është ai që duhet, rrjeta për të kapur shkelësit e ligjit, dhe ne në javët në vijim, veç komisionit për reformën zgjedhore, duhet të ngremë një komision tjetër që të ndryshojë tërësisht ligjin e financimit të partive.

taulant balla-konica.al

Sa i takon numërimit të votave, duhet të bëhet depolitizimi i komisionerëve. Jam i bindur se studentët mund ta bëjnë më mirë dhe janë më të pastër dhe korrekt në këtë proces.

Komisionit për Reformën Zgjedhore, i kërkoj të vijojnë punën me përpikmëri .

Ky parlament është legjitim, dhe të gjitha vendimet e marra janë legjitime.

Sa i takon sistemi zgjedhore, patjetër, por nuk është këto ndryshimet që votojmë sot.

PS ka vetëm një kusht, kemi 28 vjet që mbahemi gjallë nga remitancat e emigrantëve, dhe u kemi mohuar votën. Ne vetëm këtë kush kemi, që në çdo lloj ndryshimi t’u japim mundësi emigrantëve për të votuar.

Për ta ditur çdo parti që financohet nga KQZ para zgjedhjeve dhe nuk përmbush detyrimin, duhet të ktheje para mbrapsht. Sikurse i kujtoj PD që duhet t’i ktheje KQZ 120 mln lekë sepse nuk e ka respektuar kuotën gjinore në asnjë prej qarqeve.