MENU
klinika

e 14-ta në radhë

Jonida Maliqi, detaje për datën e performancës në Eurovision

03.04.2019 - 15:49

Jonida Maliqi pritet të na përfaqësojë në Eurovision.

“Ktheju tokës” është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj duke e renditur edhe në krye të sondazheve ndërkombëtarë.

Përmes postimeve në InstaStory ajo ka zbuluar se Shqipëria do të jetë pjesë e gjysmëfinales së dytë.

Ajo renditet e 14-ta (sipas radhës së performancave).

Data kur do ta duartrokasim Jonidën në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion është 16 maji.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Jonida Maliqi dhe kënga e saj morën komente pozitive edhe nga mediat dhe këngëtarë të huaj të cilët gjithashtu do të përfaqësojnë vendet e tyre në Eurovizon.