“Keeping up with the Kardashians” me autore të programit Kriss Jenner pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe me sa duket pas thyerjes së rekordeve të shikueshmërisë, Jenner ka vendosur të ndajë me fansat e saj disa nga sekretet e suksesit dhe e nis me këshillën se rutina luan një rol tejet pozitiv dhe ndihmues.
“Çohem në orën 4:30 ose 5 në mëngjes dhe pi kafenë, kontrolloj e-mailet shpejt e shpejt, hipi në pistë, ndez lajmet që të informohem me çfarë po ndodh me botën apo me fëmijët e mi. Nëse mund të stërvitem për 45 minuta apo 1 orë, është mrekulli. Pasi bëj një dush, bëhem gati dhe fillojnë filmimet. Kështu kur realizoj rutinën, ndihem e përgatitur mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht për të vazhduar ditën. Mendoj se ne si qenie njerëzore lulëzojmë nga rutina. Mendoj se rutina është shumë e rëndësishme për t’u pasur.”- është shprehur Jenner.
E pyetur se si mund të arrish të gjitha qëllimet që i ke vendosur vetes për t’i realizuar atë ditë, Kriss tregoi se çelësi qëndron te përgatitja paraprake dhe të pasurit një rutinë.
Ndërkohë ajo do të donte të korrrigjonte diçka nëse do të kthhej pas në kohë dhe do të ishte sërish e re: “Vetja ime më e re kishte gjashtë fëmijë. Prandaj karriera ime ishte të qenit mama, dhe kjo nuk ndryshonte për asgjë në botë. Por do t’i thoja vetes apo të miqve tuaj, që vërtetë gjeni diçka që dashuroni ta bëni. Dhe pastaj gjeni si ta ktheni atë në një karrierë të mrekullueshme. Sepse kjo do të jetë shumë e thjeshtë. Kur mundohesh t’i përshtatesh një modeli që realisht nuk i përket, ti nuk e do dhe nuk e vlerëson, nuk je e apasionuar për të, kështu do të jetë më e vështirë ta realizosh dhe të shkëlqesh në atë karrierë.”