Ministrja e Shtetit për Marredhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, reagoi pas deklaratave të ish-deputetes demokrate Albana Vokshi.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Spiropali i kujton Vokshit që rritja e pagave për të gjithë mësuesit, mjekët do të pasqyrohet në pagën e marrë në muajin maj.
Ndër të tjera, zëdhënësja e qeverisë shprehet se dalja nga parlamenti i ka shkaktuar probleme serioze edhe në njohuritë për institucionet shtetërore.
“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”, shkruan Spiropali në Twitter.