04.04.2019 - 16:49
Pak ditë pas deklaratës së mikeshës së saj më të mirë Gigi Haid ku ajo foli për dëmin që fama shkakton, së fundmi Taylor Swift tregon për frikën që e shoqëron nga fama.
Taylor Swift ka treguar në një intervistë për “Elle” një nga ndodhitë më të frikshme që ajo ka përjetuar kohët e fundit.
Këngëtarja ka pohuar se dy netë më parë, një makinë e vjedhur nga disa djem të rinj, është përplasur me hyrjen kryesore të shtëpisë së saj në Rhode Island.
29-vjeçarja ka folur gjithashtu për frikën që ajo përjeton vazhdimisht për shkak të famës. Swift ka pranuar se mban gjthmonë me vete mjete mbrojtëse për çdo rast të çuditshëm që mund të hasë.