MENU
klinika

Automobilizëm

Lewis Hamilton braktis Formula 1?

07.04.2019 - 12:54

Është shpallur 5 herë kampion në Formula 1dhe sërish është pretendent, por duket se Lewis Hamilton nuk është shumë i motivuar për të vijuar në këtë kompeticion.

Hamilton mund të mos rinovojë më kontratën me Mercedes, e cila skadon në fund të vitit 2020. Piloti britanik ka deklaruar se mund të zbarkojë në Formula E në fund të aventurës me makinën Mercedes.

Formula E është e ardhmja e automobilizmit, ndaj mund të garoj aty. Gjithçka do të varet edhe nga motivimi që do të kem, pasi po plakem dhe me kalimin e kohës bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të vendosur”, – tha Hamilton.

Mercedes ka deklaruar se nga viti 2020 do të marrë pjesë në Botërorin e Formula E, me makina 100% elektrike. Dhe Hamilton mund të jetë pilot në këtë Botëror me makinën gjermane.

Do ta dashuroj gjithnjë këtë makinë. Kontrata me Mercedes skadon në vitin 2020, por e ardhmja është e paqartë për askënd”, – u shpreh Hamilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN