MENU
klinika

Një vit pas shembjes

Lezhë/ Riparohet rruga që të çon tek kalaja

07.04.2019 - 16:30

Gati një vit pas shembjes së një muri, në rrugën që të çon tek kalaja e Lezhës mund të lëvizet pa probleme.

Rruga shtrihet në një zonë arkeologjike dhe për këtë fakt, kryebashkiaku Fran Frrokaj shprehet se ndërhyrja ishte e domosdoshme.

“Ne u treguam të gatshëm, ndërhymë me fondet tona, megjithëse nuk është një punë e bashkisë, por është një zonë arkeologjike. Çuditërisht është interesante se këtu ne ndërtuam poshtë dhe nuk ndërhyri askush. Ndërsa e dimë problemin e sheshit që shkoi për bustin, por gjithsesi nuk dua të bëj paralelizma, kjo ishte një gjë e domosdoshme”, shprehet Frrokaj.

Muri në rrugën e kalasë së qytetit të Lezhës u shemb në mars të vitit të kaluar, ndërsa rrëshqitja rrezikoi disa banesa në zonë.