08.04.2019 - 12:44
Është tensionuar përplasja mes banorëve dhe policisë tek Bregu i Lumit.
Banorët kanë rrëmbyer lopatat kundër fadromave që tentojnë të shembin shtëpitë e tyre.
Mes banorëve dhe policisë ka pasur edhe përleshje të ashpra.
Disa prej banorëve kanë hipur mbi çatiët e shtëpive në shenjë mbrojtje të banesave të tyre.
Mësohet se banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, të cilat preken nga projekti zgjatimit të Bulevardit të Ri.
Ata janë shprehur për mediat se janë të paqartë për mënyrën e shpronësimit, ndërsa janë ngritur në protestë.
Në vendgjarje ndodhen forca të shumta policie. Po ashtu i pranishëm është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dy projektet e Bashkisë