I pranishëm në përplasjen mes banorëve të Bregut të Lumit dhe forcave të policisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu e cilësoi si barbari sjelljen e policisë.
Përmes një postimi në Facebook, Balliu shkruan se një gruaja i kanë thyer këmbën dhe një burri i kanë çarë kokën.
Postimi i Balliut:
BARBËRI DHE KAFSHËRI PUSHTUESI
Edvin Rama po kryen akte barbare ndaj banorëve të Bulevardit të Ri.
Po vret qytetarët brenda shtëpive të tyre. Gaz lotsjellës brenda në shtëpitë e qytetarëve, duke kërcënuar seriozisht jetën e banorëve.
Dhunë barbare prej pushtuesi. Disa qytetarë janë shoqëruar në Komisariatin 4 dhe janë dhunuar barbarisht. Një gruaje të shoqërur në rajon i kanë thyer këmbën dhe një tjetër burri i kanë çarë kokën.
Akte prej banditësh ndaj qytetarëve të këtij vendi.