MENU
klinika

"Të bëjë një hap pas"

Kriza politike/ Ambasadori italian apel të fortë mazhorancës

09.04.2019 - 12:46

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka komentuar sot krizën politike në vend, krijuar pas djegies së mandateve parlamentare nga deputetët e opozitës.

Cutillo tha se janë suprizuar nga vendimi i opozitës për djegien e mandateve, ndërsa ka shtuar se maxhoranca duhet të bëjë një hap pas.

Djegia e mandateve na ka surprizuar. Mazhoranca duhet të bëjë një hap pas. Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit” – u shpreh në fjalën e tij ambasadori italian, në një prononcim për gazetarët.

Ai ka gtheksuar gjithashtu edhe faktin se  investitorët italianë janë ndikuar nga kriza politike në Shqipëri.