MENU
klinika

E gdhendur në figurë prej dylli

Dua Lipa edhe në Muzeun e Amsterdamit

09.04.2019 - 13:17

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në tregun ndërkombëtar të muzikës tani ka një figurë dylli të sajën.

Ndërkohë Dua ka nisur punën për albumin e ri, i cili do të jetë krejtësisht ndryshe prej të parit.

Fama e madhe e këngëtares ka bërë që shumë muze të shfaqin interesim që të kenë figurën e saj prej dylli.

 

Dua Lipa tashmë ështëkthyer në art me një të tillë edhe në Amsterdam, ku muzeu “Madame Tussaud” ka zbuluar figurën e 23-vjeçares.

Faleminderit Madame Tussauds Amsterdam për një krijim tjetër përtej momentit surreal duke parë një kopje time prej dylli. Kush mund të mendojë se ku kam veshur rrobat që janë të punuara prej dylli?”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale Dua.

Kështu Dua vlerësohet edhe përmes punimit prej dylli edhe në muzeun Madame Tussaud të kryeqytetit britanik, Londër.