MENU
klinika

EMRAT

Cilët janë dy “tradhtarët” e PD që morën sot mandatin?

09.04.2019 - 13:57

Dy deputetë të tjerë kanë marrë sot mandatin nga KQZ.

Bëhet fjalë për Arlind Çaçanin në Korçë dhe Halil Jakimin në Dibër. Të dy nga listat e Partisë Demokratike.

Bashkë me ta shkon në 105 numri i deputetëve në Kuvend.

Dy deputetët e rinj pritet të betohen në seancën e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë u regjistruan si subjekte zgjedhore Partia për Liri dhe Demokraci dhe Etikë, Partia Socialdemokrate për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.