MENU
klinika

Mbron të drejtat e komunitetit

Taylor Swift, 113 milionë dollarë për LGBT

09.04.2019 - 15:05

Taylor Swift njihet për natyrën e saj bujare dhe këtë e gjë e ka treguar edhe së fundmi me anë të një veprimi. Këngëtarja e njohur ka dhuruar 113 mijë dollarë për një organizatë të komunitetit LGBT të quajtuar “Tennessee Equality Project”.

Organizata publikoi edhe një letër të shkruar me dorë nga vetë Taylor, në të cilën thoshte se ndjehej e frymëzuar nga puna e tyre.

Unë po ju shkruaj për t’ju thënë se jam frymëzuar nga puna që ju bëni, veçanërisht në organizimin e peticionit më të fundit të udhëheqësve të organizatës që qëndrojnë kundër legjislaturës shtetërore”, – ka shkruar Swift në fillim të letrës. Më pas ajo thotë:

Ju lutem, ju përcillni falenderimet e mia atyre dhe pranojeni këtë donacion për të mbështetur punën që ju po bëni”.

Legjislatura shtetëtore ka prezantuar së fundmi një ligj, sipas së cilit mund të ndalohen martesat gay në Tennessee. Donacioni i Taylor Swift është i barabartë me të gjithë buxhetin e një viti të organizatës në fjalë.

Këngëtarja e njohur ka dalë gjithmonë në mbrojtje të të drejtave të njerëzve dhe organizatave të komunitetit LGBT.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Taylor Swift mikesha më e mirë

Gigi Hadid: “Fama kushton…”

Mbaj mjete për vetmbrojtje

Edhe Taylor Swift e frikësuar nga fama