A do të jetë Kina një vend me të ardhura të larta dhe një shtet partiak komunist? Nëse Kina do ta arrinte këtë, do të transformonte një botë në të cilën të gjitha vendet e mëdha me të ardhurat të larta janë aktualisht demokratike.
Ajo do të riformësojë ekuilibrin global të pushtetit, jo vetëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, por edhe politikisht dhe ideologjikisht. Kjo është ajo që presidenti Xi Jinping pret të ndodhë. Por sa e mundshme është, në fakt?
Sot, numri i vendeve të sunduara nga një parti që e quan veten komuniste është shumë më i vogël se ajo që ishte para vitit 1991.
Kina do të kishte sukses nëse do të pasurohej dhe sistemi politik i saj të jetë i njëjti. Kjo, është e qartë, është ajo që Xi po përpiqet të sigurojë. Megjithatë, a është e mundur?
Për të arritur këtë, shteti partiak i Kinës duhet të jetë në gjendje të arrijë nivele të larta të performancës së qeverisë dhe ekonomia kineze në gjendje të arrijë nivele të të ardhurave të larta, pa iu nënshtruar kërkesave për një përgjegjësi më të madhe nga një popullatë që do të ishte e urbanizuar dhe shumë e arsimuar.
Pse Kina mund të dështojë? Mund të pësojë “kurthin e të ardhurave të mesme”. Disa argumentojnë se rritja ekonomike e Kinës tashmë është shumë e ekzagjeruar.
Ndërkohë, ndryshimet shoqërore mund të dëmtojnë legjitimitetin e shtetit partiak, veçanërisht në kontekstin e një ngadalësimi të tillë.
Pse, megjithatë, mund të ketë sukses komunizmi kinez? Një përgjigje është se shteti-partia ka provuar se befasisht është fleksibël dhe pragmatik. Kalimi aq shpejt nga Revolucioni Kulturor në “reformimin dhe hapjen” ishte një sukses. Një përgjigje tjetër qëndron në rrënjët e thella të absolutizmit burokratik në Kinë. Gjithashtu vendimtare është pretendimi i partisë që ka shmangur kombin nga varfëria dhe në vend të kësaj, kanë siuruar prosperitet dhe fuqi.
Partia Komuniste ka asete shtesë. Njëra është rruga drejt arsimit dhe sipërmarrjes së popullit kinez, gjë që rrit shumë gjasat për arritjen e prosperitetit. Një tjetër pasuri është aftësia për të transformuar teknologjinë moderne në një sistem të mbikqyrjes gjithëpërfshirëse mbi pothuajse çdo person kinez.
Një tjetër është aftësia për të treguar dështimet e fundit ekonomike dhe politike të demokracive me të ardhura të larta: kriza financiare globale; rënia e rritjes së produktivitetit; tendenca për të zgjedhur udhëheqësit e paaftë (si Presidenti i SHBA Donald Trump), etj.
A do të kthehet Kina në një Singapor të madh, me nivel të lartë të ardhurash të prosperitetit dhe efektivitetit të qeverisë, por të ruajë një parti komuniste?
Xi do të hyjë në histori si njeriu që e solli Kinën në krye të botës, ose si një version kinez i Leonid Brezhnjevit, konservatizmi i të cilit e çoi sistemin sovjetik në një gjendje të pariparueshme? Është e pamundur të dish se si do të përfundojë kjo. Vetëm kinezët vendosin. Ne vetëm e dimë se kjo ka rëndësi për të gjithë ne. Ndërkohë, perëndimi duhet të të riparojë sistemin e saj të dështuar demokratik.