MENU
klinika

"Tirana do komandojë"

Ministri serb: Shqipëria e madhe është krijuar

09.04.2019 - 19:33

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin u është rikthyer deklaratave polemizuese.

Zyrtari i qeverisë së Beogradit, u shpreh se “Shqipëria e Madhe” nuk ekziston gjeografikisht, por sipas tij politikisht është e pranishme.

“Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë. Çështja mbetet sa pjesë nga vendet e tjera do të përfshihen.

Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë shqiptarët, përjashtuar dy bashki të Serbisë, do të jetojnë në një zonë sigurie unike dhe në një hapësirë politike të NATO-s.

Jetët e të gjithë shqiptarëve do të drejtohen nga Tirana”, u shpreh Vulin.

Ministri theksoi se në rastin e një ndarje të mundshme të Kosovës, çështja duhet të zgjidhet me anë të një referendumi.

Vulin shtoi ndër të tjera se beson që zgjidhja më e mirë është ndarja mes serbëve dhe shqiptarëve dhe sipas tij kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqiptarët terroristë"

Haradinaj shkarkon ministrin