MENU
klinika

Mbështetja

Kroacia ‘përqafon’ Shqipërinë: Drejt BE-së!

10.04.2019 - 13:34

Zëvendës Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejčinovic Burič ka shprehur vlerësimet për ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe mbështetjen e Kroacisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Burič, përgëzoi delegacionin për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, mbi të gjitha duke vlerësuar në mënyrë të veçantë Reformën në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi, legjislacioni i ri dhe sidomos ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, janë më të thellat dhe efikaset në Europë, edhe më radikale apo më të mëdha se ato në Kroaci. Kroacia është mbështetëse kryesore sot, por dhe në Qershor 2019, e procesit të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në familjen e Bashkimit Europian. Angazhimi me BE i Ballkanit Perëndimor është prioritet”, tha ajo.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme kroate i prezantoi delegacionit, platformën e saj si kandidate për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, duke kërkuar mbështetjen e delegacionit shqiptar në këtë garë.

Votimi për Sekretar të Përgjithshëm të KiE do të jetë gjatë sesionit të qershorit të APKiE.