Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të thirrur nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, opozita ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e rendit.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho është shprehur në mbledhje se deputetët e mazhorancës janë të lidhur me krimin.
“Qeveria drejtohet nga krimi e droga. Deputetët janë të lidhur me krimin. Reforma në drejtësi ka dështuar, vendi është pa gjykata.
Balla është i lidhur me krimin, e me të dënuar për drogë. S’duhet të ishte pjesë e konferencës së Kryetarëve bazuar edhe në ligjin e dekriminalizmit. Miratoni dekretin e Presidentin dhe rrëzoni ligjin e Ramës për Teatrin“, ka thënë ai.
Ndërsa deputeti socialist, Eduart Shalsi ka kërkuar shtyrjen e shqyrtimit të ligjit për Teatrin, përtej datës 13 shtator që ishte e parashikuar.
Mbledhja e Konferencës së kryetareve vjen pas mbledhjes së grupeve që zhvilloi PD dhe PS.
M.H