MENU
klinika

"Do largohem kur..."

Supergrabitja në Rinas/ Dorëheqje si ministër? Përgjigjet Lleshaj

11.04.2019 - 12:14

Në Parlament po zhvillohet seanca parlamentare. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka replikuar me deputetin e LSI-së, Ralf Gjoni.

Ky i fundit i kërkoi ministrit dorëheqjen pas supergrabitjes së 10 mln eurove në Rinas, ku mbeti i vrarë Admir Murataj.

Në lidhje me dorëheqjen Lleshaj tha se nuk ka luftuar për të mbajtur postin e ministrit dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë brengë për ta lënë atë.

Me qe më përmende dorëheqjen. S’kam luftuar asnjë ditë për të patur këtë post dhe s’kam asnjë brengë për ta lënë këtë post. Por atë e gjykoj unë. Momentin se kur do ta marrë atë vendim do ta gjykoj unë”, ka thënë Lleshaj.

sander lleshaj-konica.al
sander lleshaj-konica.al

Ministri i Brendshëm ka folur për dhe për grabitjen në Rinas teksa ka kërkuar që të mos kalohet në një situatë histerie kolektive.

Unë them të mos kalojmë në një situatë histerie kolektive për një situatë që mund të adresohet në mënyrën më të drejtë dhe kushtetuese. Kam kënaqësi që të njoftoj qytetarët dhe operatorët e biznesit se aeroporti është vendosur në parametrat më maksimale të sigurisë, do të vazhdojë puna e organeve ligjzbatuese për të luftuar krimin e organizuar dhe që është lufta që do na hapë derën e BE-së”, ka thënë Lleshaj.