12.04.2019 - 08:48
Pas një telefonate për bombë që mori policia nga një telefonues anonim, Parlamenti grek është mbyllur dhe zona rreth tij është rrethuar.
Media greke raporton se kërcënimi ishte nga një telefonatë anonime.
Personi që ka telefonuar ka bërë me dije se pajisjet shpërthyese janë vendosur brenda dhe jashtë Parlamentit.
“Do të ketë viktima. Kujdes!” thuhet në telefonatën kërcënuese.
Ekspertët për ç’aktivizimin e bombave ndodhen në Parlamentin Grek.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ngjarjet e fundit midis vendeve