Gjatë një takimi me 21 institucione të pavarura që raportojnë në Kuvend, ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Tiranë kërkoi rezultate të prekshme për pavarësinë e institucioneve.
Soreca tha se Shqipëria duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura, pasi janë instrumente për plotësimin e prioriteteve kyçe të vendosura nga BE.
“BE ka mirëpritur mekanizmin e monitorimit parlamentar dhe kemi parë dhe hapat që janë ndërmarrë për forcimin e këtij mekanizmi. Raportimi i kreut të Kuvendit tregon këto gjëra ë ka ndodhur. Por është e rëndësishme të arrijmë rezultate të prekshme në publike. Kërkojnë një angazhim të fortë politik e teknik. Institucionet e pavarura janë kyçe për zhvillimet demokratike dhe mishërimin e vlerave të BE. Institucionet e pavarura janë instrumente për progresin e reformave apo prioriteteve kyçe që ne i monitorojmë”, tha Soreca.
Sipas tij, është arritur progres në disa fusha por ka sfida të rëndësishme që duhen trajtuar.
“Shqipëria duhet të forcojë kapacitetin e institucioneve të pavarura, nevoja për të trajtuar boshllëqet në kuadrin legjislativ dhe mënyrën si funksionojnë buxhetet dhe burimet njerëzore. Thelbësore për BE që parlamenti dhe qeveria të marrin masat e duhura për punën e mëpasshme të rekomandimeve për institucionet e pavarura. Inkurajojmë ta ruani qasjen gjithëpërfshirëse”, deklaroi ambasadori i BE.