MENU
klinika

Detajet

Rikthim vizash për shqiptarët? Flet ministri holandez

12.04.2019 - 11:52

Shumica e deputetëve kërkojnë që ministrat holandeze t’i bëjnë presion Brukselit për të rivendosur vizat për shtetasit shqiptarë, është njoftuar sot nga mediat holandeze.

Sipas raportimit, deputetët konsiderojnë se kjo është mënyra e vetme për të ndaluar bandat kriminale që hyjnë në vend dhe masa është mbështetur nga zyrtarët e policisë së Amsterdamit dhe të drejtësisë.

Bandat shqiptare kanë rol kryesor për industritë holandeze dhe pastrimin e parave. Megjithatë, ministrat argumentojnë se kthimi i vizave është një detyrë “e pashpresë’ dhe se Shqipëria i përmbush kriteret e BE për udhëtimin pa viza.

Ministri i Jashtëm Stef Blok iu tha deputetëve se ai nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë tentativë për rivendosjen e vizave.

Jam shumë e zhgënjyer që ministri nuk është në gjendje të pranojë se kjo po shkakton probleme në Holandë. Ne duhet të aplikojmë masën urgjente”-tha deputetja kristian demokrate Madeleine van Toorenburg gjatë debatit mbi këtë çështje.