MENU
klinika

"Ato foto që nxorën..."

“Dikush e çoi aty”, flet nga burgu vëllai i Admir Muratajt

12.04.2019 - 12:41

Në lidhje me vrasjen e Admir Muratajt ka reaguar nga burgu edhe vëllai i tij Aleksandar Murataj.

Ai ka mohuar faktin se vëllai i tij Admiri është organizator i supergrabitjes në Rinas.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, Aleksandar Murataj ka folur nga burgu 313.

Ai tha se i vëllai është urdhëruar nga dikush tjetër që ka pasur informacion që në aeroport po transportohen shumë të mëdha parash.

Ceremonia e varrimit të Admir Murataj do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Tropojë, por Murataj nuk mund të jetë i pranishëm, pasi leja e tij është refuzuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Murataj tha nga burgu se u bën thirrje autoriteteve që të marrin parasysh kërkesën, pasi dëshiron t’i japë lamtumirën e fundit vëllait të tij, të cilën e ka takuar për herë të fundit rreth 1 muaj para se të arrestohej.

Kemi kryer procedurat për të marrë pjesë në varrim, por Drejtoria e Përgjithshme nuk na lejon. Kam vite që nuk e kam takuar vëllanë, kam 2 vite në burg. E kam parë vëllanë një muaj ose 2 muaj e gjysmë para se të arrestohej. Sekuestrimin e pasurisë e kanë bërë para se të më arrestonin mua.

Di sa shoh nga lajmet për vëllanë tim. Që të quhesh organizatash dhe të vritesh me policisë ose me tjetrin, një që ka logjikë nuk e koncepton që një organizator të vritet me plumb dhe të lihet në rrugë.

Në lajme kam parë që është vrarë, s’e di kush e ka vrarë. Korrupsioni dhe organizatorët janë prej aty ku flitet te Parlamenti deri të aeroporti. A ka mundësi që të shkosh të marrësh 10 mln euro pa të çuar dikush tjetër?

Nuk ka shanse. Dikush e ka çuar Admirin aty. Admiri nuk sheh filxhan, nuk ka pasur nga ta dijë që po transportoheshin para.

Unë kam jetuar 23-vite në emigracion, akoma nuk kam gjetur të drejtën time. Kam bërë 2 vite burg dhe nuk jam pyetur njëherë.

Dhe fotot qe keni nxjerr neper TV, nuk nxiren ato foto ashtu, eshte bir nene si ty e si une, nuk mund t’i nxirni ashtu.”, u shpreh Murataj.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”