Detaje të reja kanë dalë në lidhje me grabitjen që u bë të martën në aeroportin e Rinasit.
Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat një shtetas, i cili dyshohet se ka lidhje me grupin grabitësve.
Mësohet se personi që është shoqëruar është një ish-efektiv policie që ka shërbyer në Elbasan.
Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët, ish-efektivi ka komunikuar me grabitësit e Rinasit dhe ka elementë të bashkëpunimit.
Personi që është arrestuar është një person me precedentë të shumtë penalë, ndërkohë ende nuk ka një konfirmim nga ana e policisë për rastin në fjalë.
Mësohet se shoqërimi i tij është bërë pasi gjatë një kontrolli i janë gjetur sasi droge, e dyshuar për kokainë, sakaq pritet konfirmimi nga ana e Policisë së Elbasanit, për të sqaruar nëse i shoqëruari ka lidhje me grupin e grabitësve të parave në Rinas.