Çmimi i Madh i Kinës do të jetë ndalesa e tretë sezonale për Formulën 1, ndërsa sot janë zhvilluar edhe dy sesionet e provave të lira.
Piloti finlandez i Mercedesit, Valteri Bottas, ishte më i shpejti në pistën kineze, duke konfirmuar formën spektakolare këtë sezon.
Ndjekësi i tij më i afërt i tij ishte Sebastian Vettel. Piloti gjerman i Ferrarit duket se e ka hedhur pas krahëve garën e Bahreinit, ndërsa i treti u rendit piloti i Red Bull, Max Verstappen.
Kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton, nuk shkoi më shumë se vendi i katërt.
Ndërkohë, piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc regjistroi kohën e shtatë më të mirë.
Ky i fundit pati probleme me makinën e tij, të cilat skuadra italiane shpreson t’i rikuperojë para provave zyrtare.