MENU
klinika

Protesta

Mbështetësit e opozitës drejt Tiranës

13.04.2019 - 14:21

Opozita do të rikthehet sërish sot në protestë për largimin e Ramës, por ndryshe nga herët e tjera qytetarët do të mblidhen para kryemistrisë në orën 18:00.

Mbështetës të opozitës janë nisur me autobusë, furgonë dhe mjete personale për të mbështetur protestës e sotme.

Një autobus nga Saranda dhe një nga Konispoli janë nisur drejt kryeqytetit.  Nderkohe gazetarët informojnë se autobusë me mbështetës janë nisur edhe nga Korça, Gjirokastra dhe Berati.

4 autobotë me ujë janë vendosur prapa kryeministrisë dhe kanë nisur përgatitjet për protestën.

Skenari i protestës është i ngjashëm me atë të dy protestave të tjera masive, ky qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”.

Në qendër të vëmendjes së policië ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj.