Iva Aliko është e njohur si ish e dashura e një deputeti të Kosovës emrin e të cilit nuk e zbuloi kurrë.
Tashmë Iva thotë se i ka dhënë fund lidhjes dhe nuk ka ndërmend të kthejë kokën pas.
Ajo ka treguar se arsyeja e ndarjes ishte xhelozia e tij.
“Për momentin jam vetëm. Kam rreth një muaj single. I kam dhënë fund një lidhje të gjatë. Nuk po e vuaj, jo. Nuk rikthehem pas asnjëherë. Vetëm nëse dikush rikthehet tek unë.
Filloi duke u shtuar xhelozia, dashuria, të gjitha bashkë edhe mbaroi.Nuk e doja sa më donte. Unë jam tip që më pëlqen liria, pavarësia. Thjeshtë dua të bëj me kokën time, kaq.
Dashuria më e fortë ishte kjo që lash pas. Ishte shqiptar.” pohoi Iva Aliko në një format televiziv.