MENU
klinika

Kursi zyrtar

Këmbimi/ Leku forcohet, valutat e huaja “shemben”

13.04.2019 - 16:15

Monedha kombëtare vendase, leku gjatë javës që kaloi ka forcuar mjaft mirë pozitat në tregun e këmbimit valutor vendas. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, treshja e valutave kryesore ndërkombëtare kanë regjistruar rënie drastike javën e kaluar.

Kështu, humbjen më të thellë e ka shënuar paundi britanik me plot 2.34 pikë. Sterlina e ka nisur javën duke u këmbyer për 145.23 lekë, për të zbritur të premten në nivelin e 142.89 lekëve.

Ndërkaq, dollari amerikan nga ana tjetër u këmbye ditën e hënë në pikat e këmbimit valutor për 111.26 lekë sipas të dhënave të BSH. Por, valuta shënoi rënie ditë pas dite, për ta mbyllur kështu javën në nivelin e 109.36 lekëve, duke humbur kështu plot 1.9 pikë.

Valuta e Eurozonës gjithashtu ka ndjekur të njëjtin trend rënës gjatë një jave më parë. Ajo është zhvlerësuar ndjeshëm nga monedha vendase me 1.38 pikë.

Ditën e hënë euro u këmbye për 124.96 lekë, për të zbritur të premten në kuotën e 123.58 lekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Java në kursin e këmbimit

Euro “kthehet nga pushimet”

Kursi i këmbimit

Thellohet rënia e euros